Monday, November 25, 2024

Vllaznia-Partizani, tjetër përballje e “nxehtë” këtë fund javë në “Loro Boriçi“ për Javën e 30-të të Superiores

Lexo

Pa u shuar mirë emocionet e asaj supersfidë të luajtur të mërkurën e kaluar për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë ku Vllaznia u kualifikua përmes gjuajteve të penalltive, kjo fundjavë përplas përsëri këto dy skuadra.

Vllaznia-Partizani, të shtunën, ora 16:45, përcakton kalendari i javës së 30-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, që padyshim, së bashku me atë Kukësi-Laçi që do të luhen në orën 20:00 të së shtunës në stadiumin e ri të verilindorëve, janë dy sfidat kryesore të kësaj jave.

Në “Loro Boriçi” përballen Vllaznia e vendit të pestë, me Partizanin e vendit të katërt që ka një pikë më shumë në renditje, duel ky që vlen për vendin e katërt që në varësi të finales së kupës të çon në Europë..

Ndërsa, në “Kukës Arena”, emri i stadiumit të ri të Kukësit, beteja është mes kurbinasve të vendit të dytë me kuksianët e vendit të tretë.

Ndërkohë, nga e shtuna e 23 prillit, java e 30-të vazhdon me tre çiftet e tjera të 30 prillit, me këtë kalendar: Tirana-Kastrioti, ora 13:45, Dinamo – Teuta dhe Skënderbeu – Egnatia, ora 16:45.

Kalendari i javës së 30-të të Kategorisë Superiore: Të shtunën: Vllaznia – Partizani(16:45) dhe Kukësi–Laçi(20:00). Të dielen: Tirana–Kastrioti(13:45, Dinamo–Teuta dhe Skënderbeu–Egnatia(16:45).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img