Monday, November 25, 2024

Vllaznia përgatitet për Dinamon. Asnjë mungesë në kampin kuqeblu, Plori në pritje të fitores së dytë

Lexo

Kuqeblutë kanë lënë pas javën e 31-të me atë fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut dhe tashmë po përgatiten për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë përsëri ndaj një skuadre thuajse të rënë në kategorinë e parë, si Dinamo.

Sfida në fjalë do të luhet diten e enjte në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:45 dhe është e fundit në kalendarin e kësaj jave, e cila nis me duelin e së martës, Kukësi-Partizani, për të vijuar me tre çiftet e tjera të ditës së mërkurë,  Skënderbeu-Kastrioti, Egnatia-Laçi dhe Tirana-Teuta.

Përballja me Dinamon, e gjen Vllazninë me kontigjent të plotë, pasi në dispozicion të trajnerit Plori rikthehen dy mungesat e rëndësishme Krymi dhe Gjorgjeviç, të cilët në ndeshjen e kaluar ishin të penalizuar me kartonë të verdhë.

Një rikthim i plotë duhet konsideruar edhe për brazilianin, Viktor Da Silva, i cili pas një mungese të gjatë për arsye dëmtimi, u kthye në 45 minutat e dyta të ndeshjes së kaluar me korçarët, ndërkohë që tashmë, sipas stafit mjekësor është plotësisht gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Ashtu siç ka vepruar edhe në tre sfidat e tjera të këtij kampionati ku dalë fituese në duelet përkatëse, edhe në këtë përballje të katërt dhe të fundit për këtë kampionat, kuqeblutë janë të motivuar për ta fituar sfiden me Dinamon.

Vllaznia, aktualisht renditet në vendin e pestë me 45 pikë, ndërkohë që më sipër në tabelë janë Partizani dhe Kukësi në vend të tretë dhe të katërt me nga 46 pikë. Tabelën e klasifikimit e kryeson Tirana me 66 pikë e ndjekur nga Laçi me 54 pikë. Në objektivin e kuqebluve është përfshirja në zonën Europiane përmes kampionatit, ku sipas rregullores së FSHF-së, duke qënë finaliste e Kupës së Shqipërisë përballë një skuadre si Laçi që është i dyti në kampionat, edhe nëse nuk e fiton trofeun, i mjafton edhe vendi i katërt në renditjen e kampionatit.

Pas Dinamos, që luhet të enjten, Vllaznia ka edhe katër beteja për kampionat, pret Kukësin në “Loro Boriçi”, udhëton në kryeqytet për klasiken, Tirana-Vllaznia, rikthehet përsëri në Shkodër për tu përballur me Egnatian dhe për ta mbyllur me Kastriotin në transfertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img