Tuesday, November 26, 2024

Vllaznia përgatitet për Kukësin, larg mediave

Lexo

Vllaznia shkon drejt Kukësit ndoshta në shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat e titullit me një ndihmë të mundshme që mund të vijë nga skuadat e kryeqytetit. Skuadra e trajnerit Goce Seldoski ka ndryshuar sjellje në fushë me atë fitore 3-1 ndaj Erzenit por edhe jashtë saj.

Presidenti Alban Xhaferri ka ndaluar të gjthë përfaqësuesit e klubit të flasin në media për skuadrën e parë përveç rasteve kur ata do të lejohen nga klubi. Nuk dihet ende nëse një gjë të tillë e ka kërkuar trajneri nga Maqedonia e Veriut por diçka në ambjentin shkodran ka ndryshuar që pas mbërritjes së tij në kryeqëndrën e veriut. Kjo u pa qartë edhe në sfidën me shijakasit ku ai kërkoi nga ndihmësit e tij që të mos japin direktiva për skuadrën gjatë ndeshjes duke i gozhduar që të gjithë në stol.

Përsa i përket kësaj jave pune, Vllaznia është stërvitur në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” me bar artifcial edhe pse ndeshja do të luhet në stadimin e Kukësit me bar natyral ndërsa mungesat më të mëdha do të jenë Hakaj dhe Gurishta që të dy për shkak kartonësh. Dyshime të mëdha ka edhe për Smajlin, i cili është rikuperuar nga dëmtimi por qëndrimi jashtë fushave për një kohë të gjatë sigurisht që nuk e favorizon për t’u aktivizuar qoftë edhe disa minuta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img