Monday, May 13, 2024

Kombëtaret U-17 & U-16, seleksionim 1-ditor për të testuar 47 lojtarë të vitlindjes 2007-2008

Lexo

Dy ekipet Kombëtare U-17 dhe U-16 do të organizojnë një seleksionim 1-ditor me një grup lojtarësh të vitlindjes 2007 dhe 2008. Seleksionimi zhvillohet këtë javë në Kamëz, ndërsa trajnerët Ervin Bulku dhe Agron Kërçova kanë përpiluar tashmë edhe listat përkatëse me emrat e lojtarëve që do të vihen në dispozicion për t’u testuar.

Trajneri i ekipit kuqezi U-17, Bulku ka përzgjedhur 23 lojtarë për këtë seleksionim, teksa përveç stërvitjes do të organizojë një ndeshje kontrolli brenda grupit për të provuar të gjithë lojtarët me pjesën më të madhe që aktivizohen në kampionatin shqiptarë dhe vetëm dy prej tyre vijnë nga klube të huaja.

Seleksionimi do të nisë në orën 11:00 dhe me përfundimin e ndeshjes së ekipit U-17 në fushë do të zbresin lojtarët e Kombëtares U-16, që gjithashtu kanë në program edhe një ndeshje kontrolli përveç seancës stërvitore. Trajneri Kërçova ka ftuar 24 lojtarë me 5 prej tyre që aktivizohen në kampionate të huaja e që do të provohen së bashku me elementët më të spikatur të kampionatit shqiptar për vitlindjen 2008.

Këto seleksionim janë një mundësi e mirë për stafet teknike që të monitorojnë vazhdimisht elementët e spikatur që mund të bëhen së shpejti pjesë e ekipeve Kombëtare me rinovimin e brezit që është një proces shumë i rëndësishëm dhe periodik. Përveç testimeve trajnerët do të kenë mundësi të diskutojnë me lojtarët për proceset e tyre stërvitore me klubet dhe mënyrën e punës apo edhe për të kuptuar zhvillimin e tyre si futbollistë.

Sakaq, seleksionime të ngjashme do të organizohen në vazhdimësi nga të gjitha ekipet Kombëtare të moshave, për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të rinj që kanë talent dhe që aspirojnë për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img