Xhaferi, të rejat më të fundit për Vllazninë që po stërvitet në Ulqin?
Skuadra ka nisur fazën përgatitore në Ulqin pas periudhës së pushimit. Do mundohemi të zhvillojmë dy miqësore atje pavarësisht që do të kemi vështirësi pasi kampionati malazez nuk ka pasur ndërprerje si kampionati jonë ose si i skuadrave të tjera në Europë.
Mendoj që kjo do të jetë një fazë që do të konsolidojë ekipin dhe do të jetë një përgatitje për sfidën e radhës që do të jetë Superkupa dhe pastaj ndeshjen e kampionatit me Egnatian qe do jetë direkt. Mendojmë që trajnerët dhe grupi teknik do të bëjmë më të mirën në mënyrë që skuadra të vijë në formën më të mirë dhe të ecë drejt objektivave për titullin kampion.