Marok-Kroaci ishte ndeshja e hapëse e Botërorit në ditën e sotme. Ndeshja përfundoi në barazim e cila startoi në orën 11:00.
Kroatët ishin favorit në letër për këtë ndeshje, por Maroku ka mundur t’i bëj ballë Modric dhe shokëve të tij të ekipit. Pjesa e parë nuk ishte shumë intensive, ku të dyja ekipet tentuan nga 4 herë secila për të provokuar golin, gjë e cila nuk erdhi.
Pjesa e dytë ishte një dominim total nga kroatët, ku edhe përqindja e mbajtjes së topit ishte dukshëm në favorin e tyre. Shumë tentative për të krijuar raste, por asnjëra nuk rezultoi efektiv.