Monday, February 9, 2026

Vllaznia-Pogradeci, çifti për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Njihuni edhe me shtatë duelet e tjera të këtij turi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të turit të dytë ët Kupës së Shqipërisë, sipas formulës së përcaktuar nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ekipet e kualifikuara kanë gjetur kundërshtarët e tyre të turit tëb tretë, që këtë radhë janë të gjitha nga kategoria Superiore.

Kështu, kryesuesja e kampionatit të Superiores Vllaznia, do të përballet me Pogradecin, i cili nga ana e tij eleminoi në turin e dytë Korabin e Peshkopisë.

Ndërkohë, Elbasani bashkëkryesues i Superiores së bashku me Vllazninë, do të presë Flamurtarin. Egnatia pret Apoloninë, për të vijuar me çiftet e tjera: Dinamo – Besa, Teuta – Vora, Partizani – Burreli, Bylis – Laçi, Tirana – Skënderbeu.

Sipas formulës së paracaktuar më herët nga FSHF, duke marrë për bazë renditjen e sezonit të kaluar ekipet pritëse të Superiores janë  të favorizuara që ndeshjen ta luajnë në shtëpi. Por, gjithësesi, bazuar edhe në edicionet e mëparshme, faktet kanë  treguar se edhe pse fati i kualifikimit është me vetëm një ballafaqim, në këtë tur ka pasur edhe surpriza nga skuadrat e kategorisë së parë.

Kalendari i ndeshjeve të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë 1/8

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Vora

Dinamo – Besa

Vllaznia – Pogradeci

Bylis – Laçi

Elbasani – Flamurtari

Partizani – Burreli

Egnatia – Apolonia

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img