Kuqeblutë kanë lënë pas humbjen me Erzenin në transfertë për javën e 19-të të Superiores dhe po përgatiten për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet të premten në “Loro Boriçi” për Kupën e Shqipërisë, ku Vllaznia pret Bylisin.
Ndeshja e parë e turit të dytë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Ballsh është fituar nga Vllaznia me rezultatin 0-2. Një avantazh komod ky për kuqeblutë, që i jep më shumë shanse dhe qetësi për kualifikimin në turin tjetër.
Ndërkohë, falë komoditetit të avantazhit të ndeshjes së parë, në sfidën e së premtes, pritet të ketë më shumë hapësira për lojtarët e stolit, përfshirë edhe elementin e ri. Këto të fundit kanë qënë vazhdimisht në vemendjen e trajnerit Mirel Josa. Një gjë e tillë është konstatuar edhe në seancën stërvitore të së mërkurës zhvilluar në fushën sportive të Golemit, ku me skuadrën e parë janë stërvitur edhe tre të rinjtë e talentuar, Fabian Lekaj, vetëm 17 vjeç që mbron portën e Vllaznisë U-17, si dhe dyshja e 19-të vjeçarëve të Akademisë Vllaznia, mbrojtësi Xhulian Kapllanaj dhe mesfushori William Cungu.
Një gjë të tillë e kon firmon edhe vetë faqja zyrtare e KF Vllaznia, teksa në postimin e saj, shkruan:
“Vllaznia ka zhvilluar ditën e sotme seancën stërvitore të rradhës, duke u fokusuar tashmë tek ndeshja e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi”. E veçanta e kësaj stërvitje ka qenë edhe prania e tre futbollistëve të Akademisë Vllaznia, portierit të ekipit U17 Fabian Lekaj si dhe dy lojtarët e U19, mbrojtësi Xhulian Kapllanaj dhe mesfushori William Cungu.”