Saturday, April 20, 2024

Kupa e Shqipërisë. Sot, ora 13:00, 6 e ndeshjet e kthimit të turit të dytë, nesër 2 të tjera

Lexo

Nisin sot ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Nga tetë takime të planifikuara, gjashtë prej tyre do të luhen sot duke nisur nga ora 13:00, ndërkohë që dy sfidat e tjera, Vllaznia-Bylisi që i përket grupit A dhe Teuta-Erzeni e grupit B, janë programuar të luhen nesër.

Në përballjet e sotme spikasin duelet që do të luhen në stadiumin e Kukësit dhe të Rrogozhinës, aty ku skuadrat pritëse presin dy skuadrat e kategorisë së parë, por që realisht rezultatet e ndeshjeve të para, 0-0 Apolonia-Kukësi dhe 0-1 Skënderbeu-Egnatia, duket se i kanë lënë të hapura pretendimet e kualifikimit për të katër skuadrat e këtyre dy çifteve.

Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë

Sot
Grupi A
Tirana-Lushnja (3-0) ora 13:00
Partizani-Korabi (1-3) ora 13:00
Kastrioti-Dinamo (3-1) ora 13:00

Grupi B
Egnatia-Skënderbeu (1-0) ora 13:00
Kukësi-Apolonia (0-0) ora 13:00
Laçi-Tomori (3-1) ora 13:00

Nesër
Grupi A
Vllaznia-Bylis (2-0) ora 13:00

Grupi B
Teuta-Erzeni (1-1) ora 16:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img