Sunday, November 24, 2024

Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht Teutën me rezultatin 2-1

Lexo

VLLAZNIA 2-1 TEUTA (Gruda 26′, Çoba 82’/ Arifi 72′)

Vllaznia rikthet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida u zhbllokua me anë të Grudës i cili shënoi në minutën e 29-të, goli i të cilit u verifikua nga VAR. Vazhdimi i pjesës së parë ishte me ritëm të ulët dhe u mbyll me këto shifra.

E dyta ishte krejtësisht ndryshe, me Teutën që barazoi fillimisht në minutën e 72-të, me Arifin. Teksa në minutën e 83’, ishte Çoba, i cili i sapo futur nga stoli ia doli të shënojë për t’i dhënë fitoren kuqebluve.

Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, që mban vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img