Sunday, November 24, 2024

Vllaznia-Skënderbeu, ndeshja e radhës. Të shtunën ora 16:45 në “Loro Boriçi”-Java e 31-të e Superiores

Lexo

Java e 31-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë. Ky është vendimi që sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar që ndeshjet e kësaj jave të luhen në dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Tre ndeshjet e para do të luhen të premten, me këtë kalendar: Laçi-Tirana, takim ky që konsiderohet edhe më i rëndësishmi i kësaj jave pasi përballen vendi i parë me të dytin. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 16:45.

Ndërkohë, po të shtunën, luhen edhe dy çiftet e tjera, derbi Partizani-Dinamo dhe Teuta-Kukësi, i pari në stadiumin “Elbasan Arena” dhe i dyti në “Niko Dovana”, starti të cilëve do të jetë në të njëjtën orar, atë 19:45.

Abissnet Superiore vijon më pas ditën e shtunë, me dy ndeshjet e tjera, Vllaznia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Egnatia, sfida këto që janë planifikuar të luhen që të dyja në orën 16:45.

Sa i përket takimit të Vllaznisë, kuqeblutë kanë rastin të luajnë dy ndeshje radhazi brenda në fushën e tyre. Barazimi 0-0 në ndeshjen e kaluar me Partizanin për kampionat nuk ka lënë shije të mirë në opinionin sportiv shkodran, ku për hirë të së vertetes, tifozëria shkodrane ka patur kritika të shumta për lojën e kuqebluve, të cilët nuk arritën të shfrytëzonin momentin më të mirë për të bërë rrokadën në renditje me skuadrën e kuqe.

Gjithësesi, të shtunën, Vllaznia ka një mundësi të mirë të rikthehet tek fitorja pas një pauze të gjatë në kampionat. Në stadiumin “Loro Boriçi”, kuqeblutë do të kenë përballë Skënderbeun, i cili pas humbjes së javës së kaluar me Egnatian duket i pashpresë për mundësinë e qëndrimit në kategorinë Superiore. Dhe, këtë moment, Vllaznia duhet ta shfrytëzojë për të marrë fitoren e duhur, e cila më pas shpresohet të pasohet edhe me të tjera në vazhdim, pasi menjëherë pas korçarëve, përballë Vllaznisë do të jetë Dinamo, një tjetër skuadër e dorëzuar për qëndrimin në Superiore.

Për ndeshjen e fundjavës me Skënderbeun, Vllaznisë do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësshëm të formacionit, si Krymi dhe Gjorgjeviç, të cilët janë të skualifikuar me plotësimin e katër kartonëve të verdhë. Ndërkohë, në dyshim për arsye dëmtimi është edhe braziliani, Viktor Da Silva.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img