Sunday, May 19, 2024

FSHF-Komiteti Ekzekutiv diskuton për projektin e 100 fushave dhe probleme të tjera të futbollit shqiptar

Lexo

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për të shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollin shqiptar.

Pasi u njohën me pikat e rendit të ditës, anëtarët e KE-së diskutuan për një sërë çështjesh administrative të FSHF-së si edhe për çështje infrastrukturore e veçanërisht për projektin e “100 fushave”.

Në këtë mbledhje u diskutuan edhe disa kërkesa bashkëpunimi nga subjekte të ndryshme, që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e projektit “100 fushat” e që do të shqyrtohen deri në marrjen e vendimeve përkatëse.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv miratoi emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të FSHF si edhe blerjen e disa makinerive për mirëmbajtjen e stadiumit “Air Albania” dhe fushave që po ndërtohen nga projekti i “100 fushat”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img