Sunday, September 8, 2024

Vllaznia-Teuta, miqësore, të dielen ora 18:00, në “Niko Dovana”. Kuqeblutë, gjejnë shkodranin Arsid Kruja si kundërshtar në Durrës!

Lexo

Abisnet Superiore do te ngre siparin e sezonit te ri me 19 gusht teksa pak dite me pare eshte mesuar edhe kalendari. Skuadrat ne kete menyre po u japin doren e fundit afrimeve ndersa nga ana tjeter po vazhdojne intensivisht pergatitjet per sezonin e ri.

Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale Vllaznia ka njoftuar se do te luaj nje ndeshje miqesore me Teuten. Kjo perballje do te zhvillohet diten e diele ne “Niko Dovana” duke filluar nga ora 18:00.

Diego Longo dhe Migen Memelli do te ken mundesine reale per te pare gjendjen e lojtareve te tyre perball nje kundërshtari direkt. Kujtojmë se ne javen e pare durrsaket do te duelojne me Partizanin ne “Arenen e Demave”, ndërsa shkodranet presin Kukesin ne “Loro Boriçi”.

E vecanta e kesaj ndeshje eshte se kuqeblute do te kene si kundershtar ne kete ndeshje Arsid Krujen, i cili ishte pjese e Vllaznise deri ne fund te sezonit te kaluar, dhe me pas rruget u ndane pa deshiren e Krujes qe u detyrua te zhvendosej ne Duures per vazhdimin e karrieres sportive.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img