Sunday, November 24, 2024

Vllaznia, Tirana dhe Flamurtari, nesër në “Loro Boriçi” për Kupën “Hysen Zmijani”. Në fushë vipat e futbollit shqiptar të viteve 80-90-të, për 60-vjetorin e lindjes së kolegut të tyre

Lexo

Përvjetori i 60-të i lindjes së Mjeshtrit të Madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Hysen Zmijani, është programuar të festohet përmes një Kupe që Bashkia Shkodër dhe Klubi i Futbollit Vllaznia do të organizojnë për nder të tij në qytetin verior.

Sipas Drejtorit të Sporteve në Bashki, Alban Neziri, i cili është edhe promotori i këtij aktiviteti, për nder të njerit nga futbollistët më të mëdhenj të Shkodrës, është rezervuar një pritje zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, aty ku kreu i këtij institucioni, Bardh Spahia dhe stafi i tij, gjatë së cilës Zmijanit do t’i akordohet një titull nderi nga institucioni vendor.

Më pas emocionet do të zhvendosen në stadiumin “Loro Boriçi”, ku ekipet e veteranëve të futbollit Vllaznisë, Tiranes dhe Flamurtarit, nisin që prej 17:00 përballjet direkte në një triangolare për të shpallur ekipin fitues të këtij turneu.

Neziri, bën të ditur gjithashtu se në fushën e lojës pritet të jenë futbollistët më të spikatur të viteve 80-90-të, brez i cili ka qënë ndër më të spikatur e historisë së futbollit shqiptar.

Pas dorëzimit të trofesë, emocionet e këtij turneu do të spostohen pak kilometra në periferi të qytetit, në Kompleksin Sportiv Zmijani, aty ku është rezervuar një darkë festive në nderim të mysafirëve të ardhur nga kryeqyteti si dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë, ku së bashku me familjarët dhe miqtë e afërt të familjes Zmijani, të pranishmit do të kenë rastin të shijojnë edhe muzikën popullore shkodrane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img