Saturday, May 18, 2024

Video-(Histori) 6 vite më parë, Vllaznia e volejbollit meshkuj shpallej kampione e Shqipërisë. Nostalgjia e trajnerit Mark Kroqi

Lexo

“Si sot 6 vjet ma parë ( pas 70 vitesh ) bashkë me kto djem, Ermal Krajen, Fation Ademin, Arben Mllojen arriëm të fitojmë të parin titull kampion kombëtar në volejboll në historinë e
SK Vllaznia .”, shkruan në profilin e tij FB, ish trajneri i Vllaznisë kampione, Mark Kroqi, duke risjellë në vemendje suksesin e arritur me fitimin e të parit dhe të vetmit titull kampion për kuqeblutë e Vllaznisë në historinë e volejbollit shkodran.

Mark Kroqi trajner i parë, Fatjon Ademi zv.trajner, Ermal Kraja zv.trajner, Arben Mlloja fizioterapist, si dhe volejbollistët: Ditmir Rrashkeka kapiten skuadre, Nikolin Qafarena, Gledis Lloshi, Anton Qafarena, Fatjon Çekini, Renato Kola, serbi Vlladen Xhorxheviç, Atrit Miloti, Marjan Gjoklaj, Endri Jukni Ardit Taflaj, Klaudio Preka, janë protagonistët e suksesit të Vllaznisë kampione të vitit 2017.

Një sezon sportiv ky shumë i suksesshëm për skuadrën kuqeblu, i shoqëruar me një tifozëri shumë entuziaste që e mbështeti skuadrën në të gjitha ndeshjet, si në Shkodër dhe jashtë rrethi.

Kronika televizive në fjalë, e realizuar nga gazetari sportiv Gaspër Marku, menjëherë pas ndeshjes së dytë finale të prillit 2017, Vllaznia-Studenti e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, risjell emocionet e fitores së Vllaznisë 3-1, shoqëruar me intervistat e trajnerëve kundërshtarë, Mark Kroqi (Vllaznia),  Arben Sako (Tirana), si dhe futbollisti Hamdi Salihi, “tifoz personal” i trajnerit shkodran Kroqi.

(Video) Intervistat pas ndeshjes së dytë finale, Vllanzia-Studenti, Volejboll meshkuj, e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës me 28 prill 2017.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img