Saturday, November 23, 2024

Vllaznia U-17 fituese e “Tornei Giovanili Sicilia”, Aris Ara shpallet lojtari më i mirë i Turneut

Lexo

Ka përfunduar pasditen e sotme, Turneu Ndërkombëtar i futbollit të moshave, U15 dhe U17, organizuar në Itali.

I quajtur “Tornei Giovani Sicilia”, turneu në fjalë kishte pjesëmarrës edhe dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, të cilët kryesoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm i KF Vllaznia, Blendi Dibra. 


Aris Ara, lojtari më i mirë i Turneut të Sicilisë

Në përfundim të këtij turneu, ekipi Vllaznia U17 është shpallur i fitues i krejt turneut duke merituar edhe trofeun përkatës. Bilanci i skuadrës kuqeblu në këtë turne ka qënë: 2 barazime dhe  3 fitore duke shënuar 13 gola dhe duke mos pësuar asnjë.


Vllaznia U17 e drejtuar nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani

Ndërkohë, nga gjiri i ekipeve të Akademisë Vllaznia ka dalë edhe lojtari më i mirë i Turneut, talenti shkodran, Aris Ara.

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img