Trajneri i ri i Vllaznisë, Goce Sedloski debuton me fitore duke mundur Erzenin në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Erzeni 3-1 (Marku 41′, Latifi 53′, Jonuzi 85’/  Nonato 75′)

Trajneri i ri i Vllaznisë, Goce Sedloski ka debutuar me fitore në pankinën kuqblu, teksa skuadra u rikthye te triumfi në kampionat duke mundur për herë të parë Erzenin në këtë edicion me rezultatin 3-1.

Një super gol i Herald Markut me një goditje nga distanca dërgon në rrjetë topin në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë ishte Latifi ai i cili dyfishoi shifrat në minutën 53′. Miqtë gjetën rrjetën në minutën e 76-të me të zakonshmin Nonato, ky ishte gol shprese për djemtë e Xhevahir Kapllanit dhe për disa minuta vunë në vështirësi të madhe vendasit. Në të 87-tën, shpresat e Erzenit u shuan plotësisht, pasi Jonuzi realizoi golin e 3-të. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Vllaznia mori tre pikë shumë të rëndësishme për renditjen, por edhe për moralin ndaj një rivali direkt në luftën për një vend në Europë.

Vllaznia renditet në vendin e katërt (41 pikë), ndërsa shijakasit një vend më poshtë (37 pikë).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img