Monday, November 25, 2024

Vllaznia U-21 nis nga puna të mërkurën. Trajneri Elvis Plori dhe kolegu i tij Ergi Borshi, në pritje për testimin e futbollistëve kandidatë

Lexo

Ndërkohë që skuadra e parë e Vllaznisë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa vijon përgatitjet në Austri, skuadra tjetër e klubit kuqeblu, Vllaznia U-21 pritet të nisë nga puna të mërkurën e ardhshme. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes njoftimit që drejtuesit e klubit kanë bërë në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se ditën e mërkurë, datë 13 korrik ora 18.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”, do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik ekipi U21.

Me këtë rast, njoftimi në fjalë sqaron se të gjithë lojtarët e Akademisë Vllaznia të datëlindjes 2003 të cilët kanë qenë pjesë e ekipit U19 në sezonin e fundit, duhet të jenë të gjithë të pranishëm në stërvitje. Po ashtu, ftohen të paraqiten edhe futbollistë të ekipeve të tjera të datëlindjeve 2001, 2002 dhe 2003 të cilët kanë dëshirë të bashkohen me Vllaznia U21.

Sezonin e kaluar, Vllaznia U-21 u drejtua nga trajneri anglez Deano Sibson si dhe kolegu i tij Ergi Borshi, ku në përfundim trajneri anglez është larguar duke mbyllur kontratën që kishte me Vllazninë.  Ndërkohë, për sezonin e ri futbollistik, siç është bërë e ditur zyrtarisht nga ana e klubit kuqeblu, në krye të skuadrës së 21 vjeçarëve është emëruar trajneri Elvis Plori, i cili përrreth dy vite ishte në cilësinë e zëvendëstrajnerit të ekipit të parë dhe për pak muaj edhe si trajner i parë pas largimit të Brdariç.

Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të  ditur, se Vllazninë U-21, tekniku Plori do ta drejtojë duke pasur si ndihmës Ergi Borshin, i cili do të vijojë të jetë në këtë detyrë ashtu si edhe sezonin e kaluar. Krahas drejtimit të Vllaznisë U-21, për Plorin do të ketë edhe një detyrë tjetër të ngarkuar nga klubi kuqeblu, që do të jetë ajo e promovuesit të talenteve të Akademisë Vllaznia.

Për Plorin dhe kolegun e tij Borshi, e mërkura e ardhshme do të jetë dita e parë e punës në krye të 21 vjeçarëve kuqeblu, ku fillimisht mësohet se do të ketë disa seanca seleksionuese, të cilat janë parashikuar të jenë përrreth dy javë, dhe më pas, me fiksimin e emrave që do të marrin besimin e stafit teknik do të fillojë puna zyrtare me ekipin e ri të Vllaznisë U-21.

Një ekip ky, që siç është thënë edhe më herët, është furnizuesi kryesor i skuadrës së parë, pasi për hirë të së verteteës, një kontigjent i bollshëm i të rinjëve që janë sot në ekipin e parë të Josës, kanë luajtur më herët me Vllazninë U-21 dhe atë U-19.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img