Sunday, December 1, 2024

(Video) Sukses i dyfishtë i Taekwondosë shkodrane. Vllaznia kampione si ekip dhe Irsa Osmanagiq, sportistja më e mirë e kampionatit

Lexo

Një sukses i dyfishtë ka qënë ai i arritur nga taekwondoja shkodranë në garat e Kampionatit Kombëtar për të rinjë të zhvilluar në Tiranë. Ekipet e Vllaznisë në Taekwondo vazhdojnë kështu paraqitjen e tyre mjaft të mirë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Suksesi i radhës është ai i arritur në garat e Kampionatit Kombëtar të dyluftimit (Keryogi) dhe i teknikave të kombinuara (pomsae), zhvilluar sot në Parkun Olimpik “Feti Borova” të Tiranës me pjesëmarrjen e 130 sportistëve nga 18 ekipe të Shqipërisë.

Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Elion Puka u paraqit me 23 sportistë në të dy disiplinat dhe suksesin më të madh e kishte në “Kampionatin Kombëtar” të teknikave të kombinuara (poomse) ku edhe u shpall kampion kombëtar me kategorinë e të rinjtë. Ndërkohë, në disiplinën e “Kampionatit Kombëtar” të dyluftimit (Keryogi) është renditur në vend të dytë.

Një tjetër sukses po aq i merituar ishte edhe ai që në klafikikimin individual, taekëondistja e Vllaznisë, Irsa Osmanagiq është shpallur sportistja më e mirë teknike në kategorinë e të rinjve. Në total, nga ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajneri Elion Puka, në disiplinën e dyliftimit (Keryogi) arriti të fitojë 5 vende të para, 3 vende të 2-ta, 7 vende të 3-ta. Krahas Irsa Osmanagiq që u shpall kampione në peshën 55 kg duke u shpallur edhe sportistja më e mirë teknike, figurë të mirë sportive në kategoria Junior e bëri Isra Meta e peshë -44 kg, ku u shpall kampione e Shqipërisë. Me titullin kampion nga ekipi i Vllaznisë u nderuan edhe Amina Batuni, Esad Malaj  dhe Samira Radoshku, përkatësisht në peshat 63 kg, 65 dhe 68 kg. Në disiplinën e teknikave të kombinuara (pomsae), kategoria children, kampion i Shqipërisë u shpall edhe Omer Puka i Vllaznisë shoqëruar edhe nga Menida Meta e Kategorisë Kadet.

Aktivitetin në fjalë e ndoqën prej së afërmi ZV/Ministri i sportit, Endri Hoxha  dhe presidenti i K.O.K.SH Fidel Ylli, të cilët gjatë fjalës së tyre në ceremonisë përmbyllëse të aktivitetit, përcollën vlerësime maksimale për ekipet e taekëondosë shkodrane, dhe në mënyrë të veçantë për kryetrajnerin Elion Puka, i cili me pasionin, profesionalizmin dhe punën e tij maksimale bëri që brenda pak vitesh, Vllaznia, jo vetëm të formohej si ekip, por shumë shpejt të jetë lidër i Taekëondosë shqiptare.

Rezultatet teknike të kampionatit

Në disiplinën e dyliftimit (Keryogi) morëm

5 vende të para

3 vende të 2-ta

7 vende të 3-ta

Kategoria Junior

1.Isra Meta -44 kg kampione

2.Hysen Karmeshtna -51 kg vend i 3-të

3.Reimon Zekaj -55 kg vend i 3-të

4.Edri Hoti -55 kg vend i 3-të

5.Ajla Maho -55 kg nënkampione

6.Irsa Osmanagiq -55 kg kampione (sportistja më e mirë teknike)

7.Amina Batuni -63 kg kampione

8.Esad Malaj -63 kampion

9.Samira Radoshku -68 kg kampione

Kategoria Senior

10.Mirtan Hasaj -58 kg vend i 3-të

11.Arsiha Hasani -62 kg vend i 3-të

12.Nejla Uruçi -67 kg nënkampione

13.Nikolin Perzefi -74 kg vend i 3-të

14.Drilon Burri -80 kg vend i 2-të

  1. Realdi Rrotani +87 kg vend i 3-të

Në disiplinën e teknikave të kombinuara (pomsae).

Në konkurim individual, kategoria children:

  1. Omer Puka kampion

Kategoria Cadet

  1. Menida Meta kampione
  2. Edrit Çoka vend i 3-të

Kategoria Junior

  1. Isra Meta nënkampione
  2. Irsa Osmanagiq vend i 3-të

Kategoria Senior

  1. Nejla Uruçi nënkampione

7.Mirtan Hasaj vend i 3-të

Konkurim çift kategoria Kadet

  1. Mendia Meta & Edrit Coka vend i 3-të

Kategoria Junior

  1. Irsa Osmanagiq & Esad Malaj kampionë

Kategoria Senior

  1. Nejla Uruçi & Mirtan Hasaj vend i 3-të

Konkurim ekipor:

-Kategoria children vend i 3-të

-Kategoria Cadet vend i 2-të

-Kategoria Junior kampionë. 

(Video: Pamje nga ndeshjet dhe ceremonia e fitimit të trofeut nga Isra Osmanagiq)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img