I nisur me datë 5 shtator, mesditën e sotme është mbyllur me sukses Turneun Ndërkombëtar VISIT SHKODRA TROPHY 2025, organizuar si zakonisht në shoqata Shkodra Sport Event me drejtues Jetmir Podgorica në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër dhe FSHF-në.
Për tre ditë me radhë ekipet e kategorive të moshave U-9, U-11, U-13 dhe U-15 me talente nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni jonë, dhuruan emocione dhe spektakël në ndeshjet e zhvilluara pranë stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Për kategorinë e moshës U-13, figurën më të mirë sportive e ka bërë ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Valdano Nimani, u shpall fitues i vendit të parë duke merituar edhe trofeun përkatës.