Pjesëmarrja e Vllaznisë U19 në Turneun Ndërkombëtar “Eagle Cup” që po zhvillohet që prej datës 10 qershor në Shqipëri, po rezulton e suksesshme.
Edhe pse djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori e humbën takimin e parë me ekipin italian Atalanta 1-0, në tre takimet e mëpasshme arritën vetem fitore.
Fitorja e parë në këtë turne për Vllazninë U19 erdhi ndaj Teutës me golat e shënuan nga Xhoel Hajdari, Amir Brahimi, Gerald Kubazi, për të vijuar me fitoren tjetër ndaj Vorës me të njëjtin rezultat 3-0, ku këtë radhë golat kuqeblu erdhen nga Kapllani(2) dhe Hajdari 1, për të mbërritur tek gjysmëfinalja e luajtur mbrëmë në kryeqytet ku me golat e shënuar nga Gerald Kubazi dhe Gerison Zhuri, Vllaznia U19 mundi Partizanin 2-1.
Fitore kjo që e kualifikoi Vllazninë U19 në finale e madhe të këtij trofeu, për t’u ndeshur me ekipin italian Hellas Verona, i cili nga ana e tij që eleminoi Dinamo ACC. FC Nigeria. Një finale, e cila është planifikuar nga organizatorët të luhet mbrëmjen e sotme në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” Tiranë, duke filluar nga ora 20:00.