Tuesday, March 10, 2026

Vllaznia U19, në Turneun Ndërkombëtar “Viareggio Cup”-Itali, edicioni i 76-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i Ademisë Futbollit Vllaznia U19 do të konkurojë në Turneun Ndërkombëtar “Viareggio Cup”, aktivitet i cili zhvillohet nga data 9-23 mars Torre del Lago të Italisë me pjesëmarrjen e 24 ekipeve.

Kuqeblutë 19-vjeçarë vijnë në këtë turne, i cili është në edicionin e 76-të të tij, pas një tjetër pjesëmarrje të sukseseshme të këtij turneu, ku fillimisht fituan vendin e parë në aktivitetin e organizuar verën e kaluar në Tiranë dhe Durrës dhe pas edhe finalen e luajtur në Genoa.

Siç është bërë me dije edhe më herët, pjesëmarrja e ekipive të Vllaznisë në këtë turne është mundësuar nga çifti shkodran që jeton prej vitesh në Itali, Vasenka Rangu dhe Gjon Leka, të cilët me drejtimin e fondacionit “Albitsol” me qëndër në Milano.

Sipas shortit përkatës, Vllaznia U19 do të luajë në grupnt A1, në të cilin bëjnë pjesë edhe tre ekipe: Genoa (Itali), Mavlon (Nigeri) dhe AS Police Football (Burkina Faso).

Kalendari i turneut ka përcaktuar që ndeshjen e parë, ekipi kuqeblu ta zhvillojë ndaj AS Police Football (Burkina Faso), me mdatë 9 mars, të dytën me datë 11 mars ndaj ekipit vendas italian Genoa dhe të tretën me datë 13 mars ndaj nigerianëve të Mavlon.

Në pritje të nisjes së këtij turneu, Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi së bashku me kolegët e tij Ylad Pirani dhe Ideal Lekiqi, është nisur mëngjesin e sot nga aeroporti “Nënë Treza” i Rinasit e karikuar duke pasur në objektiv të bëjë më të mirën në këtë turne duke pasur si objektiv kualifikimin në fazën tjetër të 1/16.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img