Monday, September 16, 2024

Vllaznia-Valur, sonte, ora 20:30. KF Vllaznia, kujtesë tifozëve për të mbështetur kuqeblutë dhe korrektëse në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”!

Lexo

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar sportdashës!

Sonte në ora 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “UEFA Europa Conference League” në mes ekipit tonë- Vllaznisë dhe atij islandez- Valur.

Kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht nga UEFA dhe do të jetë një test për klubin tonë sa i takon mbarëvajtjes së saj. Në këto rrethana, miqësisht do kërkonim nga ana Juaj që ta mbështesni fuqimisht ekipin në fushën e lojës ashtu siç dini të bëni vetëm Ju.

Njëkohësisht ju kujtojmë që është e ndalur përdorimi i të gjitha mjeteve piroteknike si dhe hedhja e çdo objekti të fortë në fushën e lojës.

Ju ftojmë të gjithë në stadium, për Vllazninë dhe me Vllazninë.

Forca Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img