Saturday, December 21, 2024

Vllaznia, zbret sot në fushë. Kuqeblutë nisin sot ditët përgatitore europiane

Lexo

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dita e sotme e 12 qershorit shënon nisjen e proçesit stërvitor të kuqebluve për sezonin e ri futbollistik, i cili për Vllazninë fillon me pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Ndonëse që prej mbylljes së sezonit të kaluar skuadra ka qënë pushim, për drejtuesit gjatë këtyre ditëve ka qënë ditë intensive pune. Ditë këto që janë shoqëruar me formatimin e skuadrës, mes të cilëve ka rënë në sy firmosja e  tre futbollistëve të rinjë.

Më herët ishte dyshja shkodrane, Ildi Gruda dhe Eslit Sala që firmosen kontrata tre vjeçare me klubin kuqblu, ndërkohë që pasditen e djeshme ka ardhur edhe firma e tretë, ku përforcimi i radhës është sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Darko Dodev.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit janë në bisedime për rinovimet e disa titullarëve që i ka mbaruar kontrata, por edhe me emra të rinj të cilët priten të bëhen të njohura në ditët në vazhdim.

Krahas merkatos në hyrje, ka lëvizje edhe në merkaton në dalje, ku deri më tani janë konfirmuar dy largimet e para nga kampi kuqeblu. Bëhet fjalë për brazilianin Kaina, i cili pasi ka shkëputur marrëdhëniet me klubin e futbollit Vllaznia ka pranuar ofertën e klubit Tirana duke u veshur bardheblu. Ndërkohë, që një tjetër largim i konfirmuar është edhe ai i mbrotësit Dajan Shehi, me të cilin drejtuesit kuqeblu kamë mbyllur bashkëpunimin.

Për lëvizjet e tjera, qoftë në dalje apo edhe në hyrje, duhet parë edhe seanca e parë stërvitore e pasditës së hënë, për të mësuar se cilët futbollistë do të jenë në dispozicion të trajnerit të ri Migen Memelli dhe kolegëvë të tjerë të stafit teknik.

Nga sa bëhet e ditur, pas përgatitjeve disaditore në Shkodër, kuqeblutë do të shpërgulën në një pikë turistike malore për të zhvilluar fazën përgatitore themelore për konkurimin e Kupave të Europës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img