Wednesday, December 11, 2024

Sulmuesi i Moldavisë, Damaşcan: Duam fitoren në Tiranë!

Lexo

Me 17 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë. Një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e dy skuadrave në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Moldavët vijnë në këtë përballje pa asnjë humbje dy takimet e para të Grupit E, pas barazimeve me Republikën Çeke dhe Ishujt Faroe dhe të karikuar për të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e lojtarëve të kombëtares moldave gjatë grumbullimit për median vendase.

Sulmuesi Vitalie Damașcan shprehet se Moldavia shkon në transfertën e Shqipërisë me synimin e qartë për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. “Jam gjithmonë i lumtur kur ftohem në kombëtare dhe jam krenar që luaj për Moldavinë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj Shqipërisë dhe Polonisë. Ne duam të vazhdojmë fushatën kualifikuese në Tiranë me një tjetër rezultat pozitiv, siç e nisëm”, – tha sulmuesi 24-vjeçar për median moldave.

Damașcan vuri në dukje se si çdo lojtar i repartit sulmues, edhe ai dëshiron të shënojë sa më shumë gola, por theksoi se synimet e kombëtares janë shumë më të rëndësishme për të se sa objektivat personalë. “Sigurisht që dua të shënoj gola, por objektivat e ekipit janë prioriteti im. Ne luajmë para së gjithash për publikun. Të gjithë duam të arrijmë rezultate, por ato mund të vijnë vetëm me përpjekje të përbashkëta”, – thotë lojtari i Moldavisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img