Friday, November 22, 2024

Volejboll femra-Kupa e Shqipërisë/Vllaznia mund Mirditën 3-0, trajneri Tafa fiton elementin e ri

Lexo

Vllaznia-Mirdita 3:0(25-13, 25-11, 25-20)

Emërkurë, 1 dhjetor 2021, ora 15.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Stela Kiri, Sara Hasku, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Adma Mikopuli, Danjela Kodra, Paola Koçeku, Klodeta Zhivani, Iris Bardeli, Laura Ballçiti. Trajner: Dorian Tafa

Mirdita: Gledisa Pepkola, Kejsi Ndrelalaj, Kejsi Kolaj, Alketa Ndrelalaj, Fjoralba Kolaj, Pamela Caka, Edida Nikollaj, Sara Ukaj. Trajner: Mark Kolaj

Gjyqtarë: Enri Zenullari, Anxhelo Brokaj

Emocionet e Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit për femra ia kanë lënë vendin Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e para të këtij kompeticioni kanë startuar pasditen e sotme, dhe Vllaznia e Shkodrës ka pritur në sfidën e parë ekipin e Mirditës.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës ka folur e tëra për Vllaznisë. Diferencat mes të dy skuadrave që anonin dukshëm nga skuadra kuqeblu, bënë që volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa, ta kishin krejtësiht të lehtë fitoren e kësaj ndeshje.

25-13 për Vllazninë ka përfunduar seti i parë dhe 25-11, i dyti, po për Vllazninë, e cila kryson me sete 2 me 0. Volejbollistet mirditore të drejtuara nga trajneri, Mark Kolaj, kanë kërkuar të bëjnë diçka më mirë në setin e tretë, dhe në fakt ia kanë arritur qëllimit duke rivalizuar deri tek pika e 20-të. Momente këto të lojës, që morën duatrokitjet e shumta nga publiku i pranishëm. Por, vetëm kaq, sepse më pas, volejbollistet shkodrane nuk vonojnë të shënojnë edhe pikët e fundit duke e mbyllur edhe setin e tretë me fitore, por këtë radhë me rezultatin 25 me 20.

3 me 0 në fitim të Vllaznisë ishte rezultatin përfundimtar i krejt ndeshjes. Kështu, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Tafa hedhin një hap përpara në luftën për fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Por, përtej rezultatit, ajo vlen më tepër ka të bëjë me aktivizimin e elementit të ri në radhët e Vllaznisë. Adma Mikolopo, Edna Erkoçi, Laura Ballçiti, dy motrat, Liridona dhe Daniela Kodra, Paula Koçeku, të cilat morën një hapësirë të konsiderushme në fushën e lojës, ia shpërblyen në mënyrën më të mirë besimin trajnerit Tafa, duke dhënë garanci të plotë për ndeshjet e ardhshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img