Saturday, April 20, 2024

Volejboll Femra- Liga “Gjergj Kastrioti”. Vllaznia mund 3-1 Dritën e Gjilanit, shkëlqen Klodeta Zhivani

Lexo

Vllaznia-Drita e Gjilanit  3-1(Setet: 21-25, 27-25, 25-22, 25-18)

Vllaznia: Paola Gjyshja, Klea Miloti,  Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Hanna Kniazeva, Dayra Cauramchyk, Liubov Pronina, Sara Malaj, Klodeta Zhivani, Daniela Kodra. Trajner: Besnik Lisha

Drita e Gjilanit: Fjolla Shabani, Renele Forde, Loresa Avdyli, Vesa Shabani, Megi, Bislimi, Altuna Ibrahimi, Venera Kadriu, Vlora Berisha, Adelajda Prenga, Agnesa Hajdari, Ereza Rushiti, Xhudjena Kruti, Rezelinda Thaçi. Trajner: Lorik Iliazi

Edicioni i dytë i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra ka nisur sot nga qyteti i Shkodrës me çiftin , Vllaznia-Drita e Gjilanit. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është shoqëruar me një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila për hirë të së vertetës ka mbetur e kënaqur për nivelin që të dyja skuadrat shfaqen në fushën e lojës.

Ka qënë një shfaqje e bukur sportive dhe vitrinë për volejbollin shqiptar, në prezencë edhe të dy drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidentit Erli Pëllumbi, Zv. Presidentit Dashamir Brari dhe antarit të kryesisë së FSHV-së Sokol Halili, të cilët e ndoqën sfidën në fjalë nën shoqërinë e Presidentit të Shoqatës së Volejbollit Vllaznia, Florian Zekja.

Volejbollistet kosovare të drejtuara nga trajneri Lorik Iliazi e nisën më mirë ndeshjen teksa fituan setin e parë me rezultatin 21-25. Seti paraqet rivalitetin më të madh, por në fund me pikët shtesë është Vllaznia që e bën të vetin me shifrat 27-25.

Rivalitet edhe në setin e tretë, me mikeshat nga Kosova, të cilat siç deklaroi trajneri Iliazni pas ndeshjes kishin ardhur për fitore, dhe Vllaznisë që ka të njëjtin objektiv. Një set ku skuadra kuqeblu lufton e tëra në grup, por që gjithësesi duhet thënë se mes tyre spikat, Klodeta Zhivani, rikthimi i së cilës pas një largimi të përkohshëm nga skuadra është shoqëruar me një formë të shkëlqyer sportive. 25 me 22 mbyllet ky set në favor të Vllaznisë, e cila kryeson me sete, 2-1.

Kur pritej që në setin e katërt, Drita të luftonte fort për të fituar dhe çuar ndeshjen me set shtesë, ndodhë e kundërta. Shënimi i disa pikëve radhazi nga skuadra kuqeblu shoqërohet me një tip nervozizmi të skuadrës mike, duke detyruar trajnerin Iliazi të marrë dy pushime radhazi. Nga ana tjetër, Vllaznia bën detyrën, vazhdon të shënojë pikë pas pike, duke e mbyllur edhe këtë set me fitore me rezultatin 25-18, si dhe të gjithë ndeshjen me sete, 3-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img