Sunday, November 24, 2024

Volejboll Femra/Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra mendon për vazhdimësinë. I vetmi klub në Shqipëri që përfaqësohet në kampionat me 4 ekipe, të rritura, U-20, U-18 dhe U-16

Lexo

Presidenti i Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, Florian Zekja, duket se e ka marrë shumë seriozisht punën në krye të volejbollit shkodran të femrave. Sipas informacionit të marrë pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit, por edhe në strukturat sportive të Bashkisë së Shkodrës, Vllaznia e volejbollit të femrave është i vetmi klub në Shqipëri që përfaqësohet në Kampionatin Kombëtar me 4 ekipe.

Bëhet fjalë ekipin e të rriturave me trajner Dorian Tafën, atë të U-20 me trajner Ferdinand Bardeli, U-18 me trajner Fatjet Axhagiç dhe U-16 me trajnere Ankela Caren. Katër ekipe, të cilat funksiunojnë në mënyrën më të mirë sa përket anës organizative, stafit professional, bazës së nevojshme materiale.

Sipas presidentit Florian Zekja, një organizim i tillë synon që volejbolli i femrave në Shkodër të ketë të garantuar vazhdimësinë. Tre ekipet zinxhir, U-16, U-18 dhe U-20, janë në shërbim të skuadrës së parë duke furnizuar me element cilësor, në mënyrë që në të ardhmen, numri i volejbollisteve të blear nga jashtë Shkodre, apo edhe jashtë vendi, të jetë sa më i pakët.

Në krahasim me ekipet e tjerë të kampionatit shqiptar në volejboll për të rritura, Vllaznia është ekipi i vetëm që nuk ka bërë merkato me volejbolliste të huaja. Prioritet për drejtuesit e shoqatës ka qënë kryesisht rikthimi në Shkodër i disa volejbollisteve cilësore shkodrane që për arsye të ndryshme kanë luajtur për skuadrat e tjera. Ndërkohë, në shërbim të forcimit të skuadrës si dhe gërshëtimit të përcojës me rininë, ka patur edhe ndonjë përforcim tjetër cilësor me element cilësor nga skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar.

Me këtë ritëm, zoti Zekja dhe stafi i tij synojnë që në një të ardhme të afërt, Vllanzia të përfaqësohet vetem me element vendas nga Shkodra, çka do të përbënte një sukses, por edhe një mesazh përvoje edhe për klubet e tjera për t’i kushtuar rëndësinë e duhur elementit vendas.

Referuar konkurimit në kampionatet kombëtare respektive, që të katër ekipet e Vllaznisë në volejboll për femra, ai i të rriturave, U-20, U-18 dhe U-16, po spikasin duke qënë në pozita kryesuese për fitimin e trofeve.

Këtë fundjavë, skuadra U-20 e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli, sfidoi Tiranën duke e mundur në transfertë me rezultatin 0-3. 17-25, 12-25, dhe 16-25, ishin pikët e regjistruara në këtë ndeshje e dominuar tërësisht nga Vllaznia U-20.

Mandisa Kuçi, Sarah Beci, Danjela Kodra, Edna Erkoçi, Paola Gjyshja, Rejna Hoxha, Sidora Baroti, Laura Ballçiti, Adma Mikopula, Gentiana Kodra, Abela Kodra, Klejda Kanushaj, Adea Gruemira, Aliqe Gjergji, janë vajzat volejbolliste të moshës 20 vjeçare që luajnë për këtë skuadër, një pjesë e mirë e të cilave, luajnë si titullare edhe në ekipin e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img