Vllaznia e volejbollit të femrave është në rrugë të mbarë. Formimi i shoqatës së Vllaznia Volleyball me president Florian Zekja ishte hapi i parë pozitiv që hodhi volejbolli i femrave, gjë që i dha mundësinë organizimit të skuadrës me baza bashkëkohore. Kjo u pa në merkaton cilësore, përgatitjen speciale në dy faza, fizike dhe teknike, si dhe organizimi i ndeshjeve miqësore duke kolauduar skuadrën në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv.
Ndërkohë, padyshim që një tjetër hap mjaft pozitiv është edhe marrëveshja që presidenti Florian Zekja arriti të nënshkruajë me një kompani biznesi për sponsorizimin e ekipeve të volejbollit të femrave.
“Nuk ka se si të shkonte më mirë për Vllaznia Volejboll Femra se të kesh si sponsor të parë SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ( SIGAL PENSION )
Sot administratori i SIGAL PENSION z.Elvis Ponari dhe administratori i VLLAZNIA VOLLEYBALL z.Florian Zekja, firmosën kontratën e bashkëpunimit për sponsorizimin e ekipeve zinxhir dhe ekipit të të rriturave të volejbollit të femrave. Faleminderit SIGAL UNIQA GROP AUSTRIA!”, shkruhet në faqen zyrtare të shoqatës “Vllaznia Volleyball”.