Friday, April 26, 2024

Volejboll Femra-Skënderbeu sfidon Vllazninë në “Qazim Dervishi” dhe kryeson Ligën “Gjergj Kastrioti”

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu 0-3

(12-25, 17-25, 17-25)

Vllaznia: Zhivani, Beci, Gjyshja, D. Kodra, Erkoçi, Malaj, Ballçiti, Miloti, Kuçi, L. Kodra. Trajner: Dorian Tafa

Skënderbeu: Gjata, Okuhara, Ëlliams, Kalludra, Naço, Haynie, Mehmeti, Ramo, Miliku, Suvaria, Mikopula. Trajner: Orlando Koja.

Gjyqtarë: E. Zenullari, A. Nurja

Liga Mbarëkombëtare, “Gjergj Kastrioti” vazhdon konkurimin e saj, dhe për javën e pestë vuri përballë, Vllazninë dhe Skënderbeun. Ndeshja në fjalë, e zhvilluar në mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është dominuar plotësisht nga skuadra mysafire, e cila për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren.

Largimet e tre volejbollisteve të huaja, ruses dhe dy bjelloruseve, por edhe gjendja jo e mirë shëndetësore e disa titullareve në këtë fillim viti duke se ka ndikuar ndjeshëm në përformancën e skuadrës kuqeblu.

Kjo u pa edhe në përballjen e kësaj radhe, e cila ishte larg asaj që tifozëria shkodrane ka përjetuar në pjesën e parë të sezonit. Vertet, që edhe në përballjen e mëparshme, fitues doli Skënderbeu, por rivaliteti dhe spektakli ishte i pranishëm në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë, skuadra korçare, pasi fitoi setin e parë me shifrat 12-25, fiton edhe dy setet e tjerë me të njëjtat shifra, 17-25 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 0-3. Fitore kjo që mban Skënderbeun në krye të renditjes së grupit B me 13 pikë, ndaj 9 të Fer Volej, dhe nga 3 të Dritës dhe Vllaznisë.

Për t’u theksuar është fakti, se në formacionin e skuadrës korçare, luajti me sukses edhe volejbollistja e talentuar shkodrane, 16 vjeçarje Adma Mikopula, cila në fillim të sezonit la Vllazninë për të luajtur për skuaadrën kampione Skënderbeu. Prezantimi i së cilës në këtë ndeshje, sipas trajneri të Skënderbeut, Orlando Koja, ishte mjaft e mirë duke dhënë premisa për një rritje akoma më të madhe në periudhën në vazhdim

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img