Thursday, May 16, 2024

Volejboll Femra/ Vllaznia-Moraça, miqësore ndërkombëtare, nesër ora 16:00 në “Qazim Dervishi”

Lexo

Vllaznia e volejbollit femra ka planifikuar të luajë pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” një ndeshje miqësore ndërkombëtare. Lajmin e bën të ditur presidenti i shoqatës së volejbollit femra Vllaznia, Florian Zekja, i cili fton sportdashësit shkodranë ta ndjekin nga afër këtë sfidë ku hyrja do të jetë e lirë pa bileta.

Përballë Vllaznisë drejtuar nga trajnerja Nora Deda do të jetë skuadra malazeze, Moraça duke rikthyer bashkëpunimin e nisur tre vite më parë, kur këto dy skuadra janë ndeshur në Shkodër në një tjetër miqësore të fituar nga Vllaznia me rezultatin 3 me 1.

Kjo miqësore pritet t’i shërbejë trajneres së Vllaznisë Nora Deda për të testuar dhe kolauduar skuadrën e saj në prag të javës së katërt, kur Vllaznia pret në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Partizanin. Në tre javët e para, Vllaznia e volejbollit femra ka arritur një fitore në shtëpi me Barletin, ndërkohë që është mundur në dy ndeshjet e transfertës, me Skënderbeun dhe Pogradecin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img