Vllaznia-Skënderbeu 0-3(17-25, 16-25,7-25)
(E shtunë, 22 tetor 2021, ora 13.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër)
Vllaznia: Libero Stela Kiri, Sara Hasku, Esmeralda Tuci, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Lorela Picaku, Liridona Kodra, Klodeta Zhivani, Edna Erkoçi, Iris Bardeli, Laura Ballçiti, Sidorela Baroti, Danjela Kodra, Paola Koçeku. Dorian Tafa, Ferdinand Bardeli, Ankela Cara
Skënderbeu: Paola Gjata, Stela Agolli, Xeniya Kuryerova, Ilva naço, Ana Sznugielska Korolina, Aayra Auramchyk, Anastasila Atepalina, Nataliya Hancharova, Elena Bego, Anxhela Mehmeti. Trajner: Besnik Lisha, Arben Prifti
Gjyqtar i parë: Endri Zguri. Gjyqtar i dytë: Enri Zenullari(Tiranë)
Gjyqtarë anësorë: Anxhelo Brukaj, Kastriot Tota
Delegat: Konalsi Gjoka-Vëzhgues: Petro Feshti
Duel kryesuesish, ishte ai i zhvilluar mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, i vlefshëm për javën e tretë Kampionatit Kombëtar. Përballë njëri tjetrit ishin ekipet e Vllaznisë dhe të Skënderbeut në volejboll për femra, të cilët vinin në këtë javë pas dy fitoreve radhazi.
Një duel ky që në një farë mënyre vjen në pozita jo shumë të barabarta, kur në formacionin e skuadrës mike luajnë plot pesë volejbolliste të huja, ndërkohë që Vllaznia përfaqësohet me element puro shqiptar, madje me pjesë më të madhe me volejbolliste vendase të qytetit të Shkodrës.
Gjithesesi, seti i parë afron një rivalitet në fushën e lojës, por barazpesha nuk shkon më shumë se deri tek pika e 17-të, sepse volejbollistet mysafire që drejtohen nga trajneri shkodran, Besnik Lisha tregohen më ta sakta duke avancuar deri tek pika e 25 që mbyllë setin e parë, 17 me 25 për Skënderbeun.
Edhe seti i dytë duket si një fotokopje e të parit, kur Vllaznia mbërrin deri tek pika e 16-të, por përsëri aty ndalet, duke i dhënë mundësi skuadrës korçare ta mbyllin edhe këtë set me fitore, 16 me 25.
Ajo që nuk shkon ka të bëjë me setin e tretë. Në fakt, disa barazime radhazi deri tek pika e gjashtë të japin përshtypjen se Vllaznia e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj po kërkon fitoren e këtij seti, për të menduar më pas ndoshta diçka më shumë Por, vetëm kaq sepse më pas ato bien në gabime të shumta duke i dhënë mundësi korçareve të shënojnë non stop deri sa mbërrijnë tek pika e 25 ndaj 7 të Vllaznisë.
0 me 3 për Skënderbeun, në një fitore të merituar që me tre fitore radhazi të shkëputet i vetëm në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë, që Vllaznia, pasi të ketë analizuar me kujdes përballjen me Skënderbeun, do t’i duhet të punojë edhe më fort për të eleminuar disa gabime të shfaqura në këtë ndeshje në mënyrë që në vazhdi, duke filluar që nga java e katërt ku luajnë në transfertë me Lushnjen, të rikthehen përsëri tek fitorja.