Saturday, April 27, 2024

(Video-Intervista) Besnik Lisha bën “Heroin”. Nga spitali, në gjendje kritike për jeten, udhëton me Skënderbeun në Shkodër dhe fiton 3-0 ndaj Vllaznisë. …emocione pa fund…

Lexo

Jeton prej shumë vitesh me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me dëshirën për të kontribuar për volejbollin shkodran u rikthye dy-tre vite më parë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Pasi punoi për një fazë si trajner i Vllaznisë, një ngërç organizativ në klubin kuqeblu duke i shtuar edhe periudhën e pandemisë e detyroi të largohej në Korçë. Atje, ku klubi Skënderbeu e kërkonte prej kohësh të merrte përsipër zbatimin e një projekti ambicioz në krye të femrave të volejbollit korçar.

Së bashku me bashkëshorten e tij, ish volejbollisten e njohur të Vllaznisë, Valbona Quku(Lisha) u transferuan në Korçë. Puna e Besnikut dhe e kolegut të tij Arben Prifti me skuadrën korçare pati një kulm në këtë start kampionati, gjë që në Korçë e komentojnë që tani si skuadrën kampione të këtij sezoni.

Por, …pas fitores së ndeshjes së dytë radhazi dhe në pritje të ndeshjes së tretë me Vllazninë, Besnik Lisha pati një problem shumë serioz me shëndetin, duke iu nënshtruar një ndërhyrje profesionale të mjekëve korçarë fillmisht dhe më pas atyre të kryeqytetit. Një moment dramatik dhe po aq i tensionuar për vetë Besnikun dhe familjarët e tij, por edhe të gjithë mjedisin sportiv korçar, që fatmirësisht kaloi me sukses.

Te dielen e kalume Besa u shtru ne spitalin e Korces me dhimbje te forta gjoksi, te njajten dite u tansferua ne spitalin Nenen Tereza e ne oren 11pm pati nje nderhyrje koronare. Gjendja ishte mjaft kritike njera nga arteriet ishte 100% e bllokuar. Vetem kujdesi dhe profesionalizmi i stafit te spitalit te Korces per diagnostikimin the stafit te spitalit Nene Tereza per mjekimin the nderhyrjen ne kohen e duhur bane qe Besa ta kalojne kete gjendje tejet te rrezikshme.

Familja jone asht e prekun nga kontaktet e shumta te miqve, familjareve dhe komunitetit te volejbollit, kerkojme falje nqs nuk i jena pergjigj te gjitheve sepse kena kene neper spitale e aeroporte.

Nje falenderim i vecante shkon per shefen e klubit miken tone Tatjana Marash dhe mikun special te vojejbollit korcar Niko Peleshi, kujdesi juaj i afert ishte faktor determinues, pa te cilin nuk e di ku do ishim sot. Gjithashtu falenderojme Dr. Taulant Gishto per profesionalizmin, humanitetin dhe gadishmerine edhe ne oret e vona te se dieles, mund te them se puna juj ka ba te mujtun kthimin e profesorit prane skuadres se tij!!

Familjarisht ju falenderojme te gjitheve nga zemra!! Besa do jete prezent bashke me ekipin korcar ne pallatin e shkodres Qazim Dervishi per ndeshjen e radhes Vllaznia- Skenderbeu. Ju ftojme te na bashkoheni per nji ndeshje qe premton cilesi ”, shkruan bashkëshortja e Besnikut, Valbona, në rrjetin social FB.

….Dhe, Besa, e mbajti fjalën. Erdhi në Shkodër së bashku me skuadrën e tij Skënderbeu, edhe pse e mundi Vllazninë e tij, nuk kanë nguruar duatrokitjet e publikut shkodran, jo vetëm për lojën mjeshtrore të ekipit mik, por edhe në shenjë solidariteti ndaj asaj çfar kishte kaluar Besniku me shëndetin.

Të gjithë këto, Besnik Lisha i komenton në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me gazetarët shkodranë, të cilën mund ta ndiqni në videon që shoqëron shkrimin.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img