Volejboll Femra-Vllaznia U16 kualifikohet në fazën finale, objektivi titulli kampion

Formacioni i Vllaznisë U16: Ania Stefani, Klea Kurti, Saira Zeqja, Jelena Brajovic, Kristel Kurti, Ilirjana Cufaj, Xheni Fishta, Nicol Cico, Adriana Lucaj, Rebeka Kalaj. Trajner: Dorjan Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiq, Gersi Jula

Vllaznia në volejboll për femra, kategoria U-16 po bën një përfaqësim dinjitoz në ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të kësaj grupmoshe. I nisur prej muajsh me pjesëmarrjen e 20 ekipeve, vetëm katër prej tyre, duke përfshirë edhe Vllazninë U16, janë kualifikuar në fazën finale, dhe tashmë do të luajnë për titullin kampion këtë fundjavë, me ndeshjet që do të zhvillohen me sistem rrethor.

Vllaznia e drejtuar nga trajnerët, Dorjan Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiq, Gersi Jula, ka në përbërjen e tij këto volejbolliste: Ania Stefani, Klea Kurti, Saira Zeqja, Jelena Brajovic, Kristel Kurti, Ilirjana Cufaj, Xheni Fishta, Nicol Cico, Adriana Lucaj, Rebeka Kalaj.

Sipas kryetrajnerit Tafa, paraqitja cilësore e ekipit të 16-vjeçareve, është një lajm i mirë për të ardhmen e volejbollit shkodran, pasi, në një periudhë kur disiplinat e volejbollit po përballen me numër të ulët të prurjeve nga ekipet zinxhir, tek Vllaznia e femrave ekipi U16 tregon të kundërtën.

Mbërritja në fazën finale të këtij kompeticioni është një sukses për këtë ekip, por me forcat dhe nivelin që ka treguar gjatë të gjithë ecurisë së kampionatit, Vllaznia U16, ka në objektiv të sjell trofeun e titullit kampion në Shkodër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu