Friday, May 3, 2024

Volejboll-Humbje e dyfishtë për ekipet kuqeblu: Femra Partizani-Vllaznia 3-1, Meshkuj Partizani-Vllaznia 3-0

Lexo

Dy ekipet e Vllaznia në volejboll, për femra dhe meshkuj janë mundur këtë javë nga Partizani, respektivisht, 3 me 1 për femra dhe 3 me 0 për meshkuj. Ndeshjet e luajtuara në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit janë dominuar tërësisht nga ekipet e kuqe.

Parë edhe ecurinë e seteve, më me rivalitet është zhvilluar ndeshja e femrave, ku skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, përpos se fiton setin e tretë me shifrat 19-25, rivalizon shumë edhe në setin e parë, teksa e humb 25-22. Ndërkohë, dy setet e tjerë që vulosën fitoren e Partizanit janë tërësisht nën komandën e skuadrës vendase. I dyti mbyllet me shifrat 25-14 dehe i katërti 25-18 duke fiksuar rezultatin 3 me 1 në favor të Partizanit.

Ndërkohë, në ballafaqiminm e meshkujve, Partizani-Vllaznia, përpos setit të parë që rivalizon deri në pikën e 21-të, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja nuk arrin t’i bëjë ballë të kuqve, të cilët nën drejtimin e trajnerit Ylli Tomorri, fitojnë këtë set 25-21.

Duke setet e mëpasshëm janë tërësisht të dominuar nga Partizani, i cili duke i fituar me të njëjtin rezultat, 25-14, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 3-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img