Tuesday, October 28, 2025

Volejboll-Kërkuan së bashku me Pogradecin “testin e gjinisë” për volejbollisten braziliane të Dinamos, stafi i Vllaznisë: Jemi konfront rregulloreve të federatave internacionale, FIVB dhe CEV

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy ekipet e Superligës së volejbollit shqiptar, Pogradeci dhe Vllaznia, ishin ato që i drejtuan një kërkesë zyrtare Federatës Shqiptare të Volejbollit për kryerjen e “testit të gjinisë” për volejbollisten brazialiane Nayara Ferreira. Komentet e shumta nga klubi Dinamo dhe struktura të tjera shoqërore që kanë marrë në mbrojtje volejbollisten në fjalë, nuk janë pritur fort mirë nga stafi i Vllaznisë së volejbollit duke pretenduar se ky rast i pa precedent po perdoret ne menyre dashkeqse dhe po interpretohet sipas interesave personale te disa individeve caktuar.

Për këtë stafi i Vllaznisë Vollejball femra, ka dalë me një deklaratë publike:

“Duke degjuar ditet e fundit reagimet ekipit Dinamos, gjejm rastin te distancohemi nga pretendimet e tyre .

Kerkesa jone drejtuar Federates Shqiptare te Volejbollit ka qene konfront rregulloreve federatave internacionale qe jane FIVB dhe CEV .

Me keq ardhje duhet themi qe po perdoret ky rast i pa precedent ne menyre dashkeqse dhe po interpretohet sipas interesave personale te disa individeve caktuar.

Gjithe sportistet kane te drejte per sigurimin e kushteve barabarta qe do luajne ne grupemoshe te caktuar dhe ne kampionatin e duhur, prandaj i lutemi FSHV te respektoj rregulloren e brendshme tyre  per mbarevajtjen kampionatit Shqiptar te Volejbollit.

Stafi i Vllaznise ben me dije per gjithe akuzat e drejtuar kunder klubit tone pa te drejte, do t’i drejtohemi organeve ligje zbatuese per te vertetuar qe gjithçka eshte e pavertete nga pretendimet e ekipit Dinamos.”, thuhet në deklaratën në fjalë të Vllaznisë Vollejball femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img