Java e parë, Vllaznia-Elbasani 3:0
Formacioni i Vllaznisë: N. Qafarena, Jukni, Rrashketa, Taflaj, Lloshi, Talani. Libero Dibra. Trajner: Artan Kalaja(U aktivizuan Çekini, Lleshi)
Mbrëmja e së premtes ka shënuar startin e Kampionatit Kombëtar të volejbollit për meshkuj. Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Artan Kalaja dhe Ermal Kraja e ka nisur mjaft mirë teksa ka fituar me një rezultat të pastër, 3 me 0 ndaj Elbasanit.
Seti më i bukur dhe më luftarak që u duartrokit nga ai publik shumë i pakët në numër në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” ishte ai i dyti. Disa barazime radhazi gjatë ndeshjes, ndërkohë që edhe në pikët e fundit që mbyllin setin ka barazim duke bërë që të kalohet në pikët shtesë për të përcaktuar fituesin e ndeshjes. 27 me 25 mbyllet ky setë në favor të Vllaznisë ky set, që duke i shtuar edhe fitoren e setit të parë me shifrat 25 me 21, si dhe atë të tretit me të njëjtin rezultat 25 me 21, fiton të gjithë ndeshjen pastër 3 me 0.
Për trajnerin e Vllaznisë, Artan Kalaja, fitorja me shifrat e thella 3 me 0 është një rezultat që duhet vlerësuar, por sipas tij, në aspektin cilësor, skuadra nuk u shfaq në nivelin e duhur, pasi mundësitë janë për një lojë edhe më të mirë. Duke folur për Veriu Sport, Kalaja, shprehi bindjen se kalimin e javëve, skuadra do të fillojë ta rrisë edhe më shumë nivelin cilësor, ku synimi paraprak është përfshirja në katër skudrat më të mira të kampionatit të fazës Play Off.
Takimin e në fjalë, Vllaznia-Elbasani në volejboll për meshkuj e ndoqën nga afër edhe pjesëtarët e kryesisë së shoqatës së volejbollit Vllaznia për meshkuj me në krye presidentin, Aleksandër Leqejza. Ndonëse, akoma të pazyrtarizuar dhe konfirmuar nga ana e Bashkisë, shoqata e volejbollit Vllaznia ka filluar të japë ndikimet e para në mbështetje të skuadrës, siç janë uniformat e lojës dhe ato të stervitjes, topat stervitorë, etj. Ndërkohë, nga sa thuhet, angazhimi i tyre serioz ndaj ekipit të parë të volejbollit të meshkujve, si dhe ekipeve zinxhir në përgjithëse.
Ndeshja e javës së dytë të kampionatit për Vllazninë do të jetë në transfertë me ekipin e Tiranës, takim që do të luhet pasditen e së premtes së ardhshme në sallën sportive : “Fahrie Hoti” të kryeqytetit.