Monday, November 25, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia mundet nga Tirana dhe humbet vendin e tretë

Lexo

Tirana-Vllaznia 3-1 (25-20, 25-20, 18-25 25-19)

Dy ekipet e volejbollit Vllaznia për femra dhe meshkuj janë përballur në transfertë me ekipet respektive të Tiranës. Ndeshjet në fjalë për llogari të javës së 13-të të kategorisë së Superligës janë fituar që të dyja nga bardheblutë, 3-0 për femra dhe 3-1 për meshkujt.

Ndryshe nga femrat, meshkujt e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja kanë arritur të fitojë një set. Bëhet fjalë për setin e tretë, të cilin e mbyllën 18 me 25 në fitim të tyre. Një set në të cilin formacioni i Vllaznisë, që në këtë ndeshje kishte brenda edhe kanadezi Andreë Dube i rikthyer pas një dëmtimi disa javor, përformoi mjaft mirë.

Ndërkohë, në dy setet e parë Tirana ka arritur të fitojë respektivisht me të njëjtin rezultat, 25 me 20, por që për hirë të së veërtetes rivaliteti ka qënë i pranishëm deri tek pika e 20-të,  atëherë kur bardheblutë janë shkëputur duke dalë fitues.

Seti i katërt ishte vendimtari për fatin e ndeshjes. Vllaznia këmbënguli shumë për ta fituar dhe çuar ndeshjen në shtesë dhe vendasit për të mbyllur të gjithë ndeshjen. Ndodhi kjo e dyta, Tirana fiton me rezultatin 25 me 19 duke fituar të gjithë ndeshjen me sete, 3 me 1.

Një fitore e bardhebluve që ndikon edhe në tabelën e klasifikimit duke bërë që Tirana të spostojë Vllazninë nga vendi i tretë dhe të jetë ajo tashmë në këtë pozocion, ndërkohë që kuqeblutë tashmë mbajnë vendin e katërt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img