Wednesday, December 11, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia rrezikon, por fiton 3-1 ndaj Studentit. Kuqeblutë brenda objektivit, kërkojnë të jenë protagonist në Kampionat dhe Kupë

Lexo

Vllaznia-Studenti 3-1 (24-26, 25-16, 25-18, 25-22)

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Esmirald Peraj, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Gilman Talani, Gersi Jula, Erid Daniku, Sidorel Pepaj. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Studenti: Kristian Batalli, Emiljano Ndoni, Erion Zeqiraj, Mevan Peçi, Grigol Vasili, Danjel Fidani, Artenc Ahmeti, Arjan Hotaj, Brenardo Xhajkone, Armando Gaciri, Metlin Kruja, Dorian, Joanidhi. Xhevahir Palushi. Trajner: Reinard Kasemaj

Me një set të parë humbur me shifrat 24-26 si dhe të katërtin e fituar me vështirësi 25-22, Vllaznia e volejbollit për meshkuj e vuri në rrezik serioz rezultain e përballjes me Studentin. Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës nisi jo mirë për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja.

Humbja e këtij seti të parë “shkundi” skuadrën kuqeblu, e cila në dy setet e mëpasshme ishte krejt tjetër në fushën e lojës. E udhëhequr nga kapiteni Nikolin Qafarena, Vllaznia arriti të përmbysë gjithçka në fushën e lojës. Një gjë të tillë e vertetojnë edhe vetë pikët e setit të dytë dhe të tretë, përkatësisht 25-16 dhe 25-18 në favor të Vllaznisë.

Në një farë mënyre, të duket sikur Vllaznia e meshkujve po përsërit Vllazninë e femrave, e cila, edhe ajo pati të njëjtën përmbysje, nga 0-1 në 2-1. Ndryshimi i vetëm është sepse, ndërsa Vllaznia e femrave, setin e katërt e mbylli lehtësisht me fitore, 25-11, asaj të meshkujve iu desh jo pak mund dhe djerse për ta fituar këtë set.

Madje, duke iu referuar ecurisë së këtij seti, pati momente që skuadra mysafire nga Tirana kishte shanset e veta për ta fituar atë dhe për ta çuar ndeshjen në shtesë. Por, ndërhyrjet e menjehershme të trajnerit Kalaja me dy pushime të njëpasnjëshme në kufijtë e dy pikëve, dhanë ndikimin e vetë në mbylljen me sukses të këtij seti me fitore, 25-22, si dhe të gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm të seteve, 3-1.

Pas kësaj fitorejeve, trajneri Kalaja shprehet i kënaqur me përformancën e skuadrës, e cila nga ndeshja në ndeshje po shënon rritje, dhe sipas tij, Vllaznia e këtij sezoni është shumë më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Me këtë rritje, tekniku shkodran pretendon se skuadra që ai drejton, do të jetë mes skuadrave më të mira që lufton për trofe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img