Thursday, November 28, 2024

Volejboll-Një fitore dhe një humbje në Kupën e Shqipërisë. Femrat mundin Teutën 1-3, Meshkujt humbin me Erzenin 3-2

Lexo

Femra: Teuta-Vllaznia 1-3. Meshkuj: Erzeni-Vllaznia 3-2

Një fitore dhe një humbje kanë regjistruar dy ekipet e Vllaznisë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në Volejboll. Që të dy ekipet kuqeblu, ndeshjet e javës së dytë i zhvilluan në transfertë.

Vllaznia e femrave e drejtuar nga trajnerja Nora Deda ishte mysafire në Durrës ku doli fituese me rezultatin 1 me 3, ndërkohë që Vllaznia e meshkujve e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja luajti në Shijak ku u mund me rezultatin 3 me 2. Në përballjen e femrave,  ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, volejbollistet durrsake fituan setin e parë me rezultatin 25 me 19,  duke dhënë sinjale se mund ta fitonin këtë ndeshje. Por, në tre setet e tjerë, volejbollistet shkodrane reaguan në mënyrën më të mirë duke i bërë një kthesë të fuqishme lojës. Duke fituar tre setet e tjerë, 13 me 25 dhe 22 me 25, dhe 30 me 32, Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Nora Deda dhe Ardian Dodani , fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Ndërkohë, fitorja e femrave ndaj Teutës nuk është shoqëruar me të njëjtin sukses për ekipin e meshkujve, i cili në të njëjtën ditë ishte mysafir në Shijak  ku u mund me rezultatin 3 me 2. Për t’u theksuar është se Vllaznia e nisi më mirë teksa fitoi setin e parë të kësaj ndeshje me rezultatin 21 me 25. Shijakasit fitojnë setin e dytë me rezultatin 25-16 duke barazuar shifrat e seteve në 1 me 1. Kuqerblutë e drejtuar nga trajneri Kalaja rimarrin kryesimin e seteve në 1 me 2 duke dalë fitimtarë në setin e tretë 22 me 25. Por, vetëm kaq, sepse Erzeni, jo vetëm që fiton setin e katërt 25 me 21, por duke fituar edhe setin final, 15 me 11, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithhëm të seteve, 3 me 2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img