Wednesday, May 15, 2024

Futboll Femra-Vllaznia mund Skënderbeun 0-11 dhe kryeson renditjen me 15 pikë. Rekord personal i Megi Doçit, 40 gola në pesë javë kampionat

Lexo

Kampionati Kombëtar i Superligës së futbollit shqiptar për futbollin e femrave ka luajtur ndeshjet e javës së pestë. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka qënë mysafire në qytetin e Korçës duke u përballur me ekipin vendas me të njëjtin emër.

Një ndeshje kjo e dominuar plotësisht nga skuadra shkodrane, e cila në cilsinë e kampiones në fuqi, duket se edhe në këtë sezon futbollistik nuk do të tolerojë duke kërkuar ta bëjë të vetin titullin e 11-të kampion.

Për këtë flasin mjaft mirë edhe rezultatet e pesë javëve të para të kampionatit, të cilat skuadra kuqeblu që të pesta i ka mbyllur me fitore. Fitorja e fundit u realizua në transfertën korçare me një rezultat të thellë 0 me 11. E veçanta e kësaj ndeshje ka të bëjë me faktin se 10-të prej 11-të golave mbajnë shifrën e sulmueses së talentuar, Megi Doçi.

Në prizmin personal, sulmuesja e talentuar e Vllaznisë, Megi Doçi, e cila kryeson listën e golashënuesve të Superligës, ka vendosur një rekord, ku në pesë javë kampionat ka arritur të shënojë 40 gola, rekord që patjetër do të vijojë të thellohet në vazhdimësinë e kampionatit.

Referuar kronikës së lojës, golin e parë për Vllazninë në Korçë e ka shënuar sulmuesja Maria Bashka, e cila në këtë ndeshje ka qënë në cilësinë e kapitenes së skuadrës. Ndërkohë, në vijim kanë ardhur dhjetë gola të tjerë radhazi me të njëjtën autore, Megi Doçin duke vulosur fitoren e thellë 0 me 11 në favor të Vllaznisë.

Në këtë mënyrë, Vllaznia vazhdon të qëndrojë në krye të klasikimit me 15 pikë të plota, po aq sa ka edhe Tirana, por që golaverazhi më i mirë me 53 gola të shënuar dhe 0 të pesuar ndaj atij të Tiranës me 31 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, kreu i takon skuadrës kuqeblu.

Kalendari i javës së ardhshme të Superligës së futbollit femra, e gjashta për nga radha e vendos Vllazninë të luajë në shtëpi duke pritur në stadiumin “Reshit Rusi” ekipin e Laçit, ndërkohë që në javën e shtatë Vllaznia udhëton në kryeqytet, për t’u përballur me 9 dhjetor me ekipin rival Tirana, me të cilin bashkëkryeson renditjen me pikë të barabarta. Ndeshje kjo, e cila pritet të përcaktojë shkëputjen e njërës prej skuadrave në pikëzim, ku me formën e shkëlqyer që po paraqet Vllaznia, objektivi është vetëm fitorja tre pikëshe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img