Monday, November 25, 2024

Volejboll-Skandali me pallatin e sportit, Vllaznia detyrohet ta luajë ndeshjen e kthimit çerekfinale me Skënderbeun, në Farkë!

Lexo

Vllaznia në volejboll për meshkuj e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, fituan ndeshjen e parë të turit çerekfinal të fazës finale Play-Off me Skënderbeun në transfertë me rezultatin 2-3 duke bërë një hap shumë të rëndësishëm për të kaluar në gjysëmfinale.

Bazuar në kalendarin e miratuar nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ndeshja në fjalë duhej të zhvillohej të premten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Por, absurditetet e mos kordinimit të strukturave të sportit në Shkodër, Pallat Sporti-Bashki, kanë bërë që pallati i sportit të mos jetë i disponueshëm për tu zhvilluar ndeshja e volejbollit, Vllaznia-Skënderbeu.

Burime pranë FSHV, bëjnë të ditur për Veriu Sport, se në këtë ditë, pallati i sportit i Shkodrës është i angazhuar me Turneun Memorial të Boksit që starton pasdite. Ndërkohë, që paradite, kur federata kishte planifikuar ndeshjen çerekfinale, Vllaznia-Skënderbeu, pallati është zënë me një aktivitet  amator sportiv të Universiteteve.

Në këto kushte, drejtuesit e Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për meshkuj kanë qënë të detyruar të kërkojnë një fushë tjetër ku mund ta luajnë ndeshjen e kthimit me korçarët. Dhe, është fiksuar që Vllaznia-Skënderbeu të luhet në sallën sportive të Farkës.

Një zhvendosje e tillë e ndeshjes, nga Shkodra në Farkë, privon tifozërinë shkodrane, e cila ishte parapërgatitur për të mbështetur skuadrën kuqeblu drejt kualifikimit në gjysëmfinale. Por, përpos kësaj, kjo zhvendosje më së shumtmi mund të dëmtojë Vllazninë edhe në rezultat. Që do të thotë se nëse kuqeblutë e humbasin takimin e dytë, atëherë do t’i duhet të udhëtojnë përsëri drejt Korçës për sfidën e tretë finale kualifikuese për në gjysëmfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img