Partizani-Vllaznia 3:0 (25-18, 25-18, 25-21)
Partizani:Rama, Pepaj, Kasa, Zeka, Çela, Deliu/Muça, Qepa, Malaj, Gjinollari. Trajner: Ylli Tomorri
Vllaznia: Qafarena, Çekini, Jula, Talani, Jukni, Peraj/Dibra, Rrashketa, Taflaj, Toma, Lloshi, Curraj, Lleshi, Daniku. Trajner: Artan Kalaja
Gjyqtar: E. Zguri. E. Zenullari
Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ia ka dalë në ndeshjen e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar, kur është mundur në transfertë nga Partizani me rezultatin 3 me 0. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes në sallën sportive të farkës në kryeqytet është dominuar tërësisht nga skuadra vendase, e cila që në pikët e para të setit të parë dhe deri në fund ka udhëhequr në rezultat.
25 me 18 ka përfunduar seti i parë për Partizanin duke hedhur hapin e parë drejt fitores së ndeshjes. Fitore që përforcohet me setin e dytë, i cili është sërishmi I tëri për skuadrën e kuqe duke përsëritur të njëjtin rezultat, 25 me 18 në fitim të tyre. Ndërkohë, në setin e tretë duket se ka një lëvizje për mirë në radhët e skuadrës kuqeblu, e cila është më rivalizuese dhe po aq edhe kërkuese për ta marrë këtë set, dhe pse jo, të tentojë për të kthyer ndeshjen.
Por, kjo zgjatë deri në pikën e 21-të, sepse më pas, Partizani nuk fal në pikët vendimtare duke e mbyllur këtë setë me fitore, 25-21 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër, 3-0.
Krahas çiftit, Partizani-Vllaznia, për llogari të javës së shtatë u luajt të premten edhe çifti tjetër, Studenti-Tirana që u mbyllë me fitoren e bardhebluve, 1-3. Java e shtatë mbyllet me dy sfidat e tjera, Skënderbeu-Elbasani dhe Teuta-Erzeni, të planifikuara të luhen ditën e shtunën.
Pa përfshirë ndeshjet e së dieles, që mund të ndikojnë në përkeqësiminm e renditjes së Vllaznisë, pas humbjes së djeshme me Partizanin, kuqeblutë kanë zbritur në vendin e katërt me 9 pikë, e ndjekur nga Elbasani me 8 pikë, Skënderbeu me 7, Teuta dhe Studenti me 5 dhe 4 pikë dhe farka 0 pikë.