Thursday, April 25, 2024

Futboll Femra/ Apolonia-Vllaznia, kryendeshja e javës së pestë të Kampionatit Kombëtar

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra, luan sot ndeshjet e javës së pestë. Apolonia-Vllanzia, konsiderohet si kryendeshja e kësaj jave, një çift ky që sezonet e fundit ka rivalizuar për titullin kampion, ku në finish ka qënë skuadra kuqeblu që ka triumfuar me fitimin e disa trofeve radhazi. Një sfidë kjo që pritet me interes nga publiku fierak, me Apoloninë që do të presë në shtëpi kampionet në fuqi të vendit, Vllazninë, në një sfidë që ka sjellë gjithmonë emocione. Fieraket renditen tre pikë më shumë në tabelë, me shkodranet që kanë një ndeshje më pak në garë. Kështu që Apolonia do të tentojë të ruajë vendin e parë në klasifikim ndërsa verioret do të shkojnë me synimin e tre pikëve.

Një tjetër ndeshje për t’u parë është patjetër edhe derbi kryeqytetas Tirana – Partizani që do të luhet në kompleksin “Skënder Halili”. Me Tiranën, që do të jetë pritëse e kësaj sfide dhe që është në avantazh me fitoret e marra kundrejt të kuqeve që nga sezoni i kaluar. Kjo javë rezervon një tjetër derbi në kryeqytet, ku Kinostudio do të luajë kundër Tirana AS, me këto të fundit që kanë 0 pikë në tre javë të zhvilluara. Ndërkaq, drejt Lushnjes do të udhëtojnë vajzat e Murlanit, ku do të luajnë përballë myzeqareve, të cilat morën një humbje fundjavën e shkuar dhe do të kërkojnë të bëjnë mirë në shtëpi.

Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra vijon edhe të dielen kur në Durrës do të luhet edhe sfida e pestë dhe e fundit e kësaj jave, mes Teutës dhe Skënderbeut. Korçaret morën një tre pikësh me vlerë fundjavën e shkuar në transfertën e Lushnjes që i rendit në vendin e shtatë me 4 pikë, ndërsa bregdetaret ende nuk kanë marrë pikën e parë në këtë sezon të ri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img