Laçi ka fituar 3-1 në shtëpi me Teutën, për javën e parë të Superligës. Kurbinasit e Vukicevic kanë qenë më të qartë në fushë. Bardhezinjtë mposhtën 3-1 Teutën, ekip të cilin e dominuan plotësisht. Kurbinasit e Vukicevic kanë qenë më të qartë në fushë, teksa kaluan në avantazh pas vetëm 12 minutash me Velkoskin.
Pas këtij rasti, Mazrekaj do humbiste mundësinë e golit të dytë, teksa u ndal nga Qirko që priti 11 metërshin. Me shifrat 1-0 u mbyll e para, ndërsa Adeleke për vendasit shënoi golin e qetësisë në të 52 minutë.
Vetëm pesë minuta më vonë, Mazrekaj do korrigjonte shënjestër duke çuar shifrat në 3-0. Teuta u kujtua vonë, teksa Jazxhi në të 66 shkurtoi shifrat në 3-1, me duelin që u mbyll me këtë rezultat. Laçi tregon se është “kockë e fortë” edhe këtë sezon, ndërsa Teuta e Arapit ka nevojë për kolaudim.