Sunday, December 1, 2024

Xhaferi ndjek skuadrën në miqësore, paralajmëron largime dhe afrime te reja, optimist për një Vllazni edhe më cilësore se sezonin e kaluar

Lexo

Paraqitja e Vllaznisë në miqësoren ndaj Burrelit, të cilën e fitoi me rezultatin 2 me 1, testimi i futbollistëve të rinjë, atyre që kanë firmosur zyrtarisht dhe ato që janë në provë, merkato, privatizimi i Vllaznisë si dhe optimizmi për një Vllazni edhe më cilësore se sezonin e kaluar, ishin në fokus të intervistës që sponsori i KF Vllaznia, Alban Xhaferi dha pas miqësores të së premtes në “Loro Boriçi”.

Xhaferi, Vllaznia fitoi miqësoren me Burrelin me rezultatin 2 me 1, i kënaqur me skuadrën?

Tashti, këto ndeshje zakonisht janë më shumë për të testuar lojtarët gjendjen  e tyre dhe nuk janë ndeshje për të zhvilluar lorja të forta. Ajo që u shikua ishte se ekipi dha momente të bukura në këtë takim por edhe disa lojtarë  treguan se nuk janë në formën më të mirë të tyre.  Por kemi ende kohë për të rikuperuar në disa pozicione por edhe për të riparuar disa gjëra që nuk janë në rrugën e duhur dhe të përgatitemi për kampionatin.

Në fushë ishin edhe blerjet e fundit, i kënaqur me paraqitjen e tyre?

Ndoshta nuk jam në gjendje profesionalisht për të dhënë një vlerësim të saktë, por i kam ndjekur me interes dhe do të thoja se një apo dy lojtarë kishin një gjendje të mirë dhe një apo dy kanë për të dhënë sërisht më shumë. Gjithsesi ato duan kohën e vet për tu ingranuar me ekipin. Është heret për t’i vlersuar, duhet që të kenë kohën e duhur.

Pjesë e skuadrës aktualisht janë edhe tre futbollist në provë, cili do të jetë fati i tyre për vazhdimin e bashkëpunimit me kuqeblutë?

Ndoshta nuk është koha e mjaftueshme për dhënë një vendim të duhur, por gjithësesi mendoj se nga java e ardhshme do të vendohet për të ardhmen e këtyre lojytarëve.

Vllaznia ka qenë aktive në merkato gjatë kësaj periudhe, priten të tjera përforcime?

Deri në minutën e fundit të merkatos Vllaznia pret që të forcohet në ato pozicione ku edhe ka nevoj,  por deri në minutën e fundit mund te ketë edhe largime dhe afrime të reja. Jemi në një fazë dinamike.

Shumë pikëpyetje për vendin e zhvillimit të fazës përgatitore të Vllaznisë, në Zllatibor, Shkodër, apo Korçë siç përflitet?

Po shikojmë që të bëjmë një fazë përgatitore brenda Shqipërisë, pasi është shumë e vështirë që të gjejmë ekipe për takime miqësore, një e metë që po hasim në këto momente.  Po përgatitemi për një fazë përgatitore të shkurtër.

Një Vllazniae bukur në sezonin e kaluar, pritet që të jetë e tillë edhe në sezonin e ri?

Absulotisht po. Ne mendojmë për të bërë më të mirën. Jemi në fazë përmirësimi, sezonin e kaluar Vllaznia u kthye tek  lojrat e bukura dhe kjo u pa edhe në rezultatet në fushë dhe tek tifozëria.Mendojmë që të rritemi në një nivel më lart dhe të jemi konkurentët kryesor për fitimin e titullit.

Shumë komente për privatizimin, mendoni se ka ardhur momenti për të marrë një zgjidhje për këtë çështje?

Është një proçes që nuk na përket neve. Do të kisha dëshiruar që të kishte përfunduar më përpara, por tani janë edhe problemet që një pjesë e institucioneve janë edhe pushim dhe administrata është e kufizuar dhe besojmë që sa më shpejt ti jepet një zgjidhje përfundimtare kësaj gjëje.

Sa mund të ndikoj kjo tek skuadra, apo tek organizimi i Vllaznisë?

Lojtarëve nuk i mungon asgjë, i janë plotësuar gjithçka në të gjitha format dhe nuk është penguar as merkatoja në këtë situatë. Ne kemi një marrëveshje dhe do t’i rrimë rigoroz deri në fund kur të marrë zgjidhje proçesi i privatizimit.  Në vartësi të asaj do të vazhdojmë me projektin tonë. Nuk mendoj se ka një ndikim negativ mos arritja e proçesit të privatizimit pasi ne po bëjmë më të mirën tonë gjithsesi.

Po flitet për një terren sporiv që do të ndërtohet për skuadrën e Vllaznisë, por deritani nuk ka asgjë të re. Pritet që të ketë një fushë të tillë për ekipin e parë?

Në kuadër të projektit afat mesëm, pjesa e privatizimit në lidhje me këtë ambjent apo ambjente të tjera sportive, kjo ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në kushtet e zhvillimit të proçesit stërvitor. Bashkia do të mundohet të kontriboj e po ashtu edhe federata në këtë drejtim, por zgjidhja e proçesit final të privatizimit do ti hapte rrugë jovetëm krijimit të fushave, por edhe disa çështje që kanë lidhje me marketingun, me projekte afat mensme. Por shpresojmë që të marë fund proçesi i privatizimit dhe të investojmë në një fushë pasi po vjen dimri dhe siç e shikuam edhe vjet një pjesë e rezultateve negative ishin edhe si rrjellojë e mungesës së kësaj infrastrukture.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img