Presidenti kuqeblu Alban Xhaferi, e ka pritur me trishtim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të ish kolegut të tij elbasanas, Arben Laze. Ndonëse, KF Elbasani nuk luante në Superiore, Vllaznia me Arben Lazen takohej sa herë kuqeblutë luanin në “Elbasan Arena”. Si gjithmonë, që në kohët e tij të arta kur si president shpallte kampion Elbasanin e tij, edhe gjatë viteve në vazhdim, miqësia e Arben Lazes me komunitetin e futbollit kuqeblu ka vijuar të jetë prezente. Fotoja që shoqëron shkrimin e tregon më së miri një gjë të tillë, ku pjesëtar të stafit të Vllaznisë pozojnë në hollin e hotelit me Arben Lazen duke I dhujruar atij edhe uniformën e KF Vllaznia.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga kjo botë të presidentit të klubit Elbasani, Arben Laze. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e futbollit, të cilit Beni i dha kaq shume. Mikpritja, humori dhe pozitiviteti i tij do te mbeten gjatë në memorien tone. Dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur, si dhe KF Elbasanit për ndarjen nga jeta të njeriut që e lartësoi emrin e tij. Zoti e mëshiroftë”, shkruan presidenti i KF Vllaznia, Arben Laze në postimin e tij në FB gjatë paradites së sotme.