Monday, May 13, 2024

Ndarja nga jeta e Arben Lazes, Presidenti Duka: Energjia e tij do t’i mungojë futbollit, lamtumirë miku im!

Lexo

Futbolli shqiptar është sot në zi për Arben Lazen, Presidenti i Elbasanit, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas problemeve kardiake. Një lajm që ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit ditën e sotme, e veçanërisht futbolldashësit në Elbasan, ku nën drejtimin e Lazes, skuadra e Elbasanit ka fituar titullin e dytë në historinë e klubit si kampione e Shqipërisë në sezonin 2005-2006.

Për këtë lajm të hidhur, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet i trishtuar për largimin nga jeta të Arben Lazes, duke e cilësuar si një mik të të gjithëve, njeri energjik dhe kontributor të futbollit shqiptar, që nuk hiqte dorë nga përgjegjësitë dhe sfidat.

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat.  Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!” – shkruan Presidenti Duka në Facebook.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img