Nga Rumania, Gaspër MARKU
Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, i shoqëruar nga stafi i tij më i afërt ka udhëtuar që prej mëngjesit të së martes në grup me skuadren duke vijuar të qëndrojë non-stop pranë futbollistëve dhe stafit teknik.
Ndërkohë në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, njeshi i klubit të futbollit Vllaznia, ka pranuar se për të motivuar skuadrën drejt kualifikimit ka vendosur një super premio.
50 mijë euro ka qënë shuma e premtuar perpara ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër, më pas u citua se shuma shkoi në 70 mijë euro, ndërkohë që deri në pasditen e së enjtes kur pritet takimi i radhës i presidentit me skuadrën shifra pritet të jetë edhe shumë më e madhe.
Entuziasmi për një kualifikim të mundshëm nga ana e presidentit Alban Xhaferi, kolegut të tij Blendi Dibra dhe stafit që e shoqërojnë shkon deri aty, sa ato kanë filluar të mendojnë për turin e tretë.
Gjithnjë në rast kualifikimi, kundërshtari i Vllaznisë në këtë tur do të jetë një skuadër ukrainase dhe se ndeshja është e planifikuar të luhet në Poloni.
Është kjo arsyeja që gjatë dites së sotme, zyrtarët e Vllaznisë kanë nisur interesimin për rezervimin e akomodimit të delegacionit sportiv shkodran në Poloni.
Gjithnjë duke e marrë të mirëqënë një kualifikim të mundshëm, takimi i parë do të luhet jashtë. Kështu që, Vllaznisë i bie që të spostohet direkt nga Rumania në Poloni, pa u kthyer fare në Shkodër.
Gaspër MARKU