Thursday, September 19, 2024

Xherdan Shaqiri, vazhdon karrieren në Amerikë. Konsiderohet si blerja më e shtrenjtë e Chicago Fire

Lexo

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin  e tij tek skuadra amerikane Chicago Fire. Sulmuesi u largua pas gjashtë muajve qëndrim në Lyon, për ta nisur një aventurë të re larg kontinentit të vjetër, Evropës. Chicago Fire ka prezantuar me entuziazëm të madh Shaqirin, pasi ai bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit, por edhe lojtari më i paguar në këtë skuadër.

Më parë pjesë e Chicago Fire ka qenë legjenda gjermane Basiten Schëeinsteiger, me të cilin Xherdani ka luajtur së bashku te Bayern Munich. Në momentin e prezantimit të Xherdanit, ka ardhur edhe një urim nga ish-mesfushori gjerman.

“Urime për lëvizjen tuaj në Chicago. Kalofsh mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, tha Schëeinsteiger në video mesazhin për Xherdanin.

Shaqiri u lumtura nga video urimi i Schëeinit, pasi ata dy kanë qenë miq të mirë gjatë kohës që kanë luajtur te Bayerni. Megjithatë, sulmuesi nga Kosova bëri një batutë duke thënë se ndoshta gjermani mund të rikthehet për të luajtur së bashku.

“Ndoshta ai do të kthehet dhe ne mund të luajmë sërish bashkë”, thotë Shaqiri duke qeshur. Debutimi i Shaqirit me Chicagon pritet të ndodhë më 5 mars në MLS ndaj Orlando City.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img